SHBA: Goma kineze, dëmton industrinë amerikane
Washington, 23 korrik - Komisioni Amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare bëri të ditur të martën se goma e importuar nga Kina shkakton dëme për industrinë amerikane, duke vendosur vijimin e hetimeve anti-subvencion dhe anti-dumping.
Në deklaratë bëhet e ditur se 6 nga anëtarët e komisionit arritën në përfundimin se goma e përdorur për automjetet, importuar nga Kina, është subvencionuar nga qeveria, duke shkaktuar dëme për industrinë amerikane.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Departamenti Amerikan i Tregtisë do të vijojë hetimet anti-subvencion dhe anti-dumping ndaj gomave të importuara nga Kina. Parashikohet se rreth datës 27 gusht do të shpallet rezultati i hetimeve anti-subvencion dhe rreth datës 10 nëntor, rezultati i hetimeve anti-dumping.