SHBA, Gjermania, Italia, Franca dhe Kina kanë rezervat më të mëdha të arit
New York, 6 korrik - Vendet që janë superfuqi ekonomike janë edhe vendet që kanë rezervat më të mëdha të arit. SHBA-të, Gjermania, Italia, Franca dhe Kina janë pesë vendet që qëndrojnë në krye të listës.
Ndërsa, sa i takon rajonit tonë Greqia është në krye me një rezervë prej 112 ton ar duke qenë e 33 në botë.
Më pas vjen Bullgaria me 40 ton, e 48 në botë, Serbia e 62-ta me 16 ton, Maqedonia e 77-ta me 6 ton dhe Sllovenia e 90-ta me mbi 3 ton.
Bosnja është e 93-ta në botë sa i takon renditjes për rezervat e metalit të çmuar me 3 ton, kurse vendi ynë është në vendin e 99-të me vetëm 1.6 ton ar.
Në listën e 100 vendeve me rezervat më të mëdha të arit, sa u takon institucioneve financiare, rezervat më të mëdha i ka FMN./