SHBA do të prodhojnë më shumë naftë se Rusia për 2013
Moskë, 17 janar - Në vitin 2013, SHBA-të pritet të kalojnë Rusinë dhe Arabia Saudite në prodhimin botëror të naftës së papërpunuar dhe hidrokarburanteve, bëri të ditur kompania angleze e naftës, BP, në një raport të publikuar të enjten. Lajmin e bën të ditur agjencia RIA Novosti.
SHBA-të do të kalojnë Rusinë dhe Arabinë Saudite në prodhimin e hidrokarbureve sepse do të rrisë prodhimin, por edhe ngaqë Organizata e Vendeve që Eksportojnë Hidrokarbure (OPEC) do të ulë prodhimin, thuhet në raport.
Në OPEC bëjnë pjesë Algjeria, Angloa, Ekuadori, Irani, Iraku, Kuvajti, Libia, Nigeria, Katari, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela.
Rusia parashikohet të kalojë Arabinë Saudite, për tu pozicionuar e dyta në botë për prodhimin e naftës, në vitin 2013.
Ajo do të mbajë këtë pozicion deri në vitin 2023. Arabia Saudite do të rimarrë përsëri vendin e parë në prodhimin e naftës në vitin 2027. \"SHBA-të, Arabia Saudite, dhe Rusia do të furnizojnë mbi një të tretën e hidrokarbureve globale\", parashikimi BP në raportin e saj.
Deri në vitin 2030, Rusia do të vazhdojë të jetë eksportuesi më i madh në botë i energjisë, duke pasur rritje në eksportet e të gjitha llojeve të hidrokarbureve.
Eksportet neto të energjisë do të rriten me 25% të vëllimit. Për sa i përket parashikimeve të rritjes ekonomike, Rusia do të jetë shumë më pak e varur nga eksportet e energjisë sesa Arabia Saudite, thuhet në raport.