23 Dhjetor 2024

SHBA: Ballkani nuk duhet të varet nga gazi rus

Washington, 14 nëntor - Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane Philip Gordon reagoi ndaj paralajmërimit të gjigantit rus Gazprom për fillimin e ndërtimit të gazsjellësit Rrjedha jugore, me të cilin gazi rus, përmes vendeve ballkanike, do të përcillet deri në tregun e Europës Perëndimore.

Gordon i paralajmëroi vendet ballkanike se nuk duhet të jenë të varur vetë prej një furnizuesi për nevojat e tyre energjetike.

Ai tha se megjithëse SHBA-ja ka sfida globale në gjithë botën, ato nuk e kanë ndalur kurrë interesin për Ballkanin ku Shtetet e Bashkuara kanë investuar aq shumë.

Gordon foli të martën në një diskutim në organizatën e Atlantikut të Veriut, ku i bëri një përmbledhje edhe vizitës së sekretares së shtetit Hillary Clinton në rajon.

Dilplomati i lartë amerikan rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së për zgjidhjen e çështjeve të mbetura të Ballkanit dhe një Evropë të bashkuar, si edhe për përparimin e demokracisë. Gordon tha se Uashingtoni dhe Bashkimi Europian nuk kanë konkurrencë me njëri-tjetrin në rajon.

\"Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë të suksesshme pa Europën dhe Europa nuk mund të jetë e suksesshme pa ne\", tha ai.

Gordon tha se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian, i ka bërë vendet të forcojnë ekonominë, të çojnë demokracinë përpara dhe të vendosin paqe me fqinjët.

Ai e pranoi se reformat politike në rajon janë penguar nga kriza ekonomike në Europë. Po ai shtoi se ngadalësimi ekonomik në Evropë mund të kishte qenë një shans për udhëheqësit e Ballkanit që të përqendroheshin tek sfidat e brendshme, por tha ai ka çuar në një intensifikim shqetësues të retorikës nacionaliste dhe rilindjen e shovinizmit si mënyrë për të tërhequr mbështetës.

\"Investitorët e huaj, do të vazhdojnë t\'i anashkalojnë vendet që janë të pllakosura nga korrupsioni, nepotizmi, struktura të dobëta shtetërore dhe paqëndrueshmëria politike\".

Ai shtoi se SHBA-ja mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemeve të mbetura në Ballkan, por: \"Udhëheqësve politikë të vendeve të rajonit duhet të lënë mënjanë përçarjet etnike dhe interesat personale dhe të përqendrohen tek zbatimi i reformave që kërkojnë qytetarët e tyre\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)