Sharrcem nesër përuron filtra të rinjë
Prishtinë, 11 qershor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi nesër do të vizitojë fabrikën e çimentos në Han të Elezit, Sharrcem.
Gjatë kësaj vizite do të bëhet përurimi i filtrave të rinjë të instaluar në këtë fabrikë, që kanë për qëllim uljen e emetimit të pluhurit dhe parandalimin e ndotjes së ajrit që shkaktohet nga prodhimtaria në këtë fabrikë.
Për më shumë informacione rreth kësaj vizite mund të kontaktoni kabinetin e Ministrit Gashi.