24 Dhjetor 2024

Sharrcem lirohet nga akuza për çrregullimin e tregut të çimentos

Hani i Elezit, 29 shtator - Fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem ka njoftuar se vendimi zyrtar i Autoritetit të Konkurrencës, ka konstatuar se Kompania Sharrcem lirohet nga çdo akuzë e ngritur për çrregullimin e tregut të çimentos.

Drejtori i fabrikës për prodhimin e çimentos Sharrcem, Emmanuel Mitsou, nëpërmjet një njoftimi për media, ka bëre te ditur se ka pranuar zyrtarisht vendimin nga Autoriteti i Konkurrencës mbi lirimin nga çdo akuzë e ngritur për çrregullimin e tregut të çimentos.

"Në Korrik të vitit 2012, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar një hetim ndaj kompanisë sonë në bazë të dyshimit për çrregullimin e konkurrencës në tregun e çimentos."

"Gjatë procesit, para Autoritetit të Konkurrencës, ekipi ynë ligjor ka prezentuar në mënyrë profesionale të gjitha faktet dhe argumentet e pakundërshtueshme dhe ka dëshmuar se kompania jonë nuk bërë as edhe një shkelje të vetme të konkurrencës apo çfarëdo shkelje tjetër ligjore", ka theksuar Mitsou.

Në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës thuhet se Komisioni i Konkurrencës duke i marrë për bazë të gjitha rrethanat ekzistuese, vendimin e MTI-së për masat mbrojtese të prodhimeve vendore me Tarifë 35%, të mbështetur në Ligjin për Masat Mbrojtese, si dhe në të gjeturat nga raporti i Sekretariatit të Autoritetit të Konkurrencës, Komisioni vendosë se nuk ka prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet shkelja e dispozitave ligjore të Ligjit per Mbrojtjen e Konkurrencës dhe vendosi si në dispozitiv.”

"Përkundër faktit se procesi ka zgjatur për më shumë se një vit dhe gjatë kësaj periudhe jemi përfolur në media me akuza të pabazuara, jemi të lumtur që më në fund drejtësia ka mbizotëruar dhe është dëshmuar se Sharrcem ka vepruar në pajtueshmëri të plotë me ligjin."

"Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë veprimtarinë tonë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi si dhe me angazhime të shumta në dobi të komunitetit ku veprojmë", ka thënë Mitsou.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)