Sharrcem gjobitet për ndotje të mjedisit
Prishtinë, 10 shkurt - Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik ka marrë Vendim që të dënoj SHPK Sharrcem me dënim me të holla me shumë prej 15. 000 euro, ndërkaq personi fizik, në këtë rast Emmanouil Mitsou me dënim me të holla në shumë prej 1.000 euro.
Pas inicimit të procedurës kundërvajtëse nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit , për ndotje të mjedisit, Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik , në Senancën Kudërvajtëse kundër të pandehurve Kompanisë SharrCem, SHPK, si person juridik dhe Emmanouil Mitsou, si person përgjegjës në SharrCem, ka morrë Vendim që të dënoj SHPK Sharrcem me dënim me të holla me shumë prej 15. 000 Euro, ndërkaq personi fizik, në këtë rast z. Emmanouil Mitsou me dënim me të holla në shumë prej 1.000 Euro.
Gjithsejt kjo kompani u dënua me 16. 000 Euro .
Shqiptimi i këtij dënimi është bërë për shkak të veprës kundërvajtëse nga neni 8 alinea1 paragrafi 1.1 dhe neni 9 paragrafi 1 pika 1 dhe 3 të Ligjit për Mbrojtjën e Ajrit nga Ndotja Nr. 03/160 dhe nenit 33 dhe 34 të Ligjit për Mbrojtjën e Mjedisit Nr.03/025 , si dhe nenit 76 dhe 95 të Udhëzimit Administrativ Nr 06/2007 mbi rregullat dhe normat e shkarkimeve në ajër nga burimet e palëvizshme të ndotjës .
Inicimi i procedurës kundërvajtëse ndaj këtij operatori nga Inspektorati i MMPH-së është bërë me 19.09.2011 për shkelje të dispozitave ligjore të cekura më lart.