22 Dhjetor 2024

Sesto Elemento, makina më e shtrenjtë në botë

Romë, 13 maj - Për pothuajse një dekadë Bugatti Veyron është njohur për shpejtësinë dhe çmimin e tij të tepruar.

Por tani duket se supermakina me dezajn gjerman është rrëzuar nga krijimi i fundit i Lamborghini-t.

Me një çmim prej 2.92 milionë dollarësh, vetura italiane, Sesto Elemento është 280,089 dollarë më e shtrenjtë se rivalja e saj më e afërt, Bugatti Veyron Super Sport.

E vetmja kleçkë është fakti se automjeti nuk mund të drejtohet në rrugët e SHBA-së pasi nuk i plotëson kushtet e sigurisë së nevojshme për ta bërë të ligjshme.

Kjo makinë në fillim u shfaq si një makinë koncept në Paris motor show, tetorin e vitit të kaluar.

Sportive dhe me një dezajn revolucionar, shasia e saj është pothuajse totalisht e përbërë nga fibra karboni.

Ajo mund të përshpejtojë nga 0 - 60 mph në më pak se 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 200 mph. Fuqia do t′i transmetohet nga një motor V10 5.2 litërsh i cili ka 600 kuaj-fuqi, në një veturë që peshon më pak se 1 ton.

Sesto Elemento është një vitrinë teknike fantastike dhe do të kushtojë një shumë të madhe të parave por nuk do të ketë mungesë interesi Lamborghini-t . 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)