Serbi, hetohet shitja e NIS te rusët
Beograd, 12 gusht - Policia serbe e ka nisur hetimin e privatizimit të kompanisë së naftës NIS bërë në vitin 2008 kur u ble nga kompania ruse, Gazprom Neft.
Ministria e Brendshme më 12 gusht ka thënë se e ka krijuar një ekip të hetimeve të veçanta për të ekzaminuar të gjitha faktet dhe rrethanat sa i përket privatizimit të NIS.
Gazprom Neft i ka blerë 51 % të NIS për 534 milionë në vitin 2008, gjatë kohës kur qeverinë e udhëhiqte Partia Demokratike që tani është në opozitë.
Marrëveshja e nënshkruar në Moskë në praninë e presidentëve serb dhe rus të asaj kohe, Boris Tadiq dhe Dmitry Medvedev.
Aleksandar Vuçiq, kryeministri aktual, ka thënë se marrëveshja nuk është në favor të Serbisë.