Sasia e naftës së prodhuar në SHBA arrin në 10 milionë fuçi në ditë
New York, 3 shkurt - Departamenti amerikan i Energjisë, publikoi informacionin se sasia e naftës së prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka arritur në 10 milionë fuçi në ditë, që është hera e parë në 48 vitet e fundit.
Raporti mujor i Administratës për Informacion mbi Energjinë (EIA) tha se prodhimi i naftës amerikane në nëntor të vitit 2017 ka pasur një mesatare prej 10.038 milionë fuçi në ditë, një rritje me 384.000 fuçi në ditë, krahasuar me muajin paraprak.
Shifrat e lartpërmendura janë pak nën nivelin e rekordit nga nëntori i vitit 1970, që është 10.044 milion fuçi në ditë.
Tashmë SHBA-të ngadalë po i afrohen vendit të parë në tabelën e prodhuesve më të mëdhenj të naftës. (AA)