Sanohet tubi i Ujësjellësit, njëra pjesë e Fushë Kosovës pa furnizim me ujë
Arsyeja e mungesës së furnizimit me ujë të pijshëm është sanimi i tubit me diametër 160 mm, i cili është dëmtuar sot në orën 08.30.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim!