Samir Krasniqi zgjidhet President i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare!
Prishtinë, 1 korrik - Samir Krasniqi, President i OEGJK-së: falënderojmë Ambasadën Gjermane, dhe personalisht zëvendës Ambasadorin, Kiesler - për mbështetjen e fuqishme që i dhanë Odës Gjermano-Kosovare - dhe ftojë Anëtarësinë, Ambasadën si dhe GIZ-in, që bashkërisht, të forcojnë edhe më shumë, urat e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë!
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, pas rrugëtimit të saj të suksesshëm dy vjeçar, me prezencë të përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane në Kosovë, zëvendës Ambasadorit Mathias Kiesler, përfaqësuesve të GIZ-it gjerman si dhe të anëtarësisë së saj, mbajti Kuvendin e saj Zgjedhor, ku zgjodhi Presidentin si dhe Bordin e ri.
Me shumicë absolute të votave, President i OEGJK-së u zgjodh z. Samir Krasniqi, Drejtor Gjeneral i Kompanisë Gjermane, Xella Kosova. Zëvendës President, u zgjodh z. Olaf Steinhilb nga Kopania Germanwings, ndërkaq, një përforcim tjetër gjithaq i madh ishte edhe zgjedhja në Bord të Odës (si përgjegjës për Finaca), e z. Ilir Aliu, i cili aktualisht mbanë postin e Drejtorit Gjeneral të ProCredit Bankës në Kosovë.
Anëtarë të tjerë të Bordit, u zgjodhën, z. Bashkim Malushaj nga Kompania Evroeneri gie, zonja Nora Vllahiu nga Kompania Kosova Airlines, pastaj, Prof. Dr. Sylejman Berisha përfaqësues i Kompanisë Knauf, si dhe nga Kompania Projektuese Inxhinierike Smart Project, z. Korab Syla.
Presidenti i OEGJK-së, z. Samir Krasniqi, në fjalën e tij të parë si President, në përmbyllje të Kuvendit, falënderoi Ambasadën Gjermane, dhe personalisht zëvendës Ambasadorin, z. Kiesler - për mbështetjen e fuqishme që i dhanë Odës Gjermano-Kosovare - dhe ftoi Anëtarësinë, Ambasadën si dhe GIZ-in - që bashkërisht, të forcojnë edhe më shumë, urat e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ai, në fjalën e tij, potencoi gjithashtu, nevojën e madhe që ka Kosova dhe ekonomia e saj, për thithjen e Investime gjermane si dhe të atyre nga Diaspora Kosovare, sikur edhe nevojën gjithnjë e më imediate, të firmave Kosovare me potencial, për depërtim në tregun Gjerman.