22 Dhjetor 2024

Saab zbulon veturën e saj të parë elektrike

Stokholm, 3 tetor - Saab ka botuar fotot dhe detajet e para rreth veturës së saj të parë elektrike me emrin 9-3 ePower. Nga kompania ePower thonë se ky është karvani i parë praktik familjar me motor plotësisht elektrik dhe me një mbushje të baterisë, do të mund të vozitet 200 kilometra.

ePower merr energji nga bateria litium-ion me kapacitet 35.5 kWh, për të cilën në Saab thonë se do të punojë me kapacitet të plotë në temperatura edhe prej -30°C, çka është për dhjetë gradë më shumë se modelet që gjenden në treg.

Nën kapak gjendet motori elektrik që prodhon 184 kuaj fuqi, i cili përmes transmisionit automatik, arrin shpejtësinë nga 0-100 km/h për 8.5 sekonda dhe shpejtësinë maksimale prej 150 km/h.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)