25 Dhjetor 2024

Saab rifillon prodhimin e automobilave

Stokholm, 4 dhjetor - Koncerni suedez i prodhimit të automobilave Saab, i cili në vitin 2011 shpalli falimentimin e vet, të hënën rifillon prodhimin e automjeteve në uzinën në Trollhättan, në perëndim të Suedisë.

Kompania ka në plan të rifillojë prodhimin e makinës së famshme \"Saab 9-3\". Me kalimin e kohës bordi drejtues i koncernit synon të fillojë prodhimin e automjeteve elektrike, të bazuara në modelin e sipërpërmendur.

 Vitin e kaluar Saab u ble nga grupi suedezo-kinez investitorëve National Electric Vehicle Sweden (Nevs) dhe në shtator të këtij viti njoftoi sërish mbi rifillimin e prodhimit të automobilave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)