Rusia propozon bisedime me Ukrainen dhe BE-në për gazin
Moskë, 19 shtator - Rusia propozon të zhvillohet javën e ardhshme një bisedim trepalësh mes Moskës, Kievit dhe BE-së mbi livrimet e gazit rus, njoftoi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.
Rusia propozon të zhvillohet javën e ardhshme një bisedim trepalësh mes Moskës, Kievit dhe BE-së mbi livrimet e gazit rus, njoftoi ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, në një intervistë për të përditshmen austriake Die Presse
Kemi propozuar një takim për javën që vjen me një pjesëmarrje të BE-së, tha Novak. Ai nuk theksoi datën dhe vendin e menduar nga Moska për zhvillimin e këtyre bisedimeve.
Data dhe vendi i mbledhjes së ardhshme trepalëshe ende nuk është përcaktuar. Janë menduar disa data që të gjendet një që është mirë për të tre palët, njoftoi një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Moska kishte hedhur poshtë në fillim të javës datën 20 shtator, të propozuar nga Komisioni Evropian për bisedime në Berlin, duke shpjeguar se nuk i përshtatej.