23 Dhjetor 2024

Rusia prodhon 16 nëndetëse të reja

Moskë, 22 gusht - Radioja shtetërore e Rusisë, bëri të ditur vendimin e Moskës zyrtare për prodhimin e 16 nëndetëseve të reja, thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve.

Sipas vendimit të qeverisë ruse, këto nëndetëse do të ndërtohen brenda vitit 2020 dhe deri në atë kohë do tu dorëzohen forcave detare të ushtrisë.

Për herë të parë pas rrëzimit të BS vjeshtën e vitit të ardhshëm në rusi do të plani 955 për ndërtimin e nëndetëseve të reja të cilat do tu jepen forcave detare të ushtrisë ruse.

Gjithashtu radioja shtetërore e Rusisë njoftoi se Moska deri vitin tjetër do të shkatërrojë të gjithë qendrat e armatimeve kimike të saj. Major Vladimir Mandiç, zv/shefi i organizatës së federatës ruse për mirëmbajtjen e armeve kimike tha:

Të gjitha armët kimike që Rusia posedon janë prodhuar në distancën kohore prej vitit 1963-1987 dhe tashmë ka përfunduar afati i mbajtjes së tyre.

Ndër të tjera ministria e jashtme e Rusisë njoftoi se protokolli i integrimit të Rusisë në marrëveshjen e 15 prillit të vitit 1994 në Marok, për krijimin e OBT-s, ka hyrë në fuqi prej 22 gushtit. Rusia ka firmosur këtë protokoll më 16 dhjetor të vitit 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)