Rusia pritet të rinisë furnizimet me gaz në Ukrainë
Moskë, 8 dhjetor - Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, ka thënë se pret që Rusia të rifillojë sot furnizimin me gaz.
Ai i ka bërë këto komente pasi Kievi ka transferuar parapagesën prej 378 milionë dollarësh për kompaninë shtetërore ruse, Gazprom, për dërgesat gjatë muajit dhjetor.
Gazpromi ka konfirmuar se transferimi i parave është bërë më 6 dhjetor.
Dërgesat sot do të jenë të parat prejse Rusia ka ndërprerë furnizimet për Ukrainën në muajin qershor, për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimet dhe borxhet.
Rusia do të që Ukraina të pagujë për gaz paraprakisht.