Rusia ka filluar prodhimin e biokarburantit për automobilat
Moskë, 31 mars - Uzina në Osetinë e Veriut e para në vend filloi prodhimin e biokarburantit për automobilat.
Bioethanoli tani për tani nuk gëzon ndonjë popullaritet të madh në mes të shoferëve dhe kushton gati po aq sa dhe benzina e zakonshme.
Bordi drejtues i uzinës ankohet, se shoferët vendas nuk e vrasin mendjen fort për ekologjinë, ndërsa biokarburanti ngarkohet me taksa akcize si produkt me përmbajtje alkooli.
Biokarburanti mund të përzihet me benzinën e zakonshme, për shembull, gjatë përfshirjes së 10 për qind bioethanol në benzinën e zakonshme reduktohen me 30 për qind.
Emetimet e monoksidit të karbonit në atmosferë. Një përzierje e tillë quhet E-10 dhe përdoret që prej shumë kohësh në mbarë botën.