Rusia do të nxjerrë ar në Atlantik
Moskë, 28 shtator - International Sea-Bed Authority miratoi kërkesën e Rusisë për të kryer vëzhgime gjeologjike në Oqeanin Atlantik.
Kjo do të thotë se Rusia do të gëzojë një të drejtë preferenciale për përvetësimin e vendburimeve në zonën veriore pranë-ekuatoriale të Atlantikut.
Fjalë bëhet mbi planet e përvetësimit të një prej vendburimeve më të mëdha të pashfrytëzuara në botë, në të cilin përmbajtja e bakrit dhe arit i tejkalon treguesit e vendburimeve në sterë nga 5-10 herë.
Ky është rasti i parë në histori, kur International Sea-Bed Authority jep leje për të kryer hulumtime në ujërat e Oqeanit Botëror, të cilat nuk hyjnë në zonën e posaçme ekonomike të ndonjë shteti.