Rusia do të lirojë sasi të reja të gazit për furnizim në Japoni
Moskë, 22 mars - Rusia është e gatshme ti rrisë furnizimet e veta me gaz për Evropën në gjashtë miliardë metra kub për 100 ditë, me qëllim që të lirojë sasi të reja të gazit likuid që do ti dërgohej Japonisë, lajmëroi kryeministri rus Vlladimir Putin.
Në këtë moment, Gazprom është i gatshëm ti rrisë furnizimet për Evropën për 60 milionë metra kub në ditë, që është rreth 40 tonë gaz likuid.
Gazi likuid që do të lirohet me këtë hap do ti dërgohet Japonisë, shprehet Putini dhe shton se hapi i këtillë është i mundshëm vetëm me bashkëpunim të ngushtë me shtetet evropiane.