25 Dhjetor 2024

Rusia dhe Hungaria të interesuar për transportimin e gazit në Evropë

Moskë, 15 maj - Rusia dhe Hungaria janë interesuar për një projekt për transportimin e gazit në Evropë.

Sipas një njoftimi të agjencisë franceze të lajmeve Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë ditën e mërkurë u takua me Aleksi Miler presidentin e kompanisë Gazprom ku është mirëpritur zgjerimi i gazsjellësit South Stream.

Zyra për informim e kryeministrisë së Hungarisë bëri të ditur se duke patur parasysh zhvillimet në Ukrainë, rëndësia e këtij gazsjellësi dyfishohet.

Qëllimi i krijimit të linjës së gazsjellësit South Stream gjatësia e të cilit është 3, 600 km, projekt i cili zbatohet nga kompania ruse Gazprom dhe ajo italiane Eni, është transportimi i gazit të Rusisë për në vendet e BE duke kaluar nëpërmjet detit të zi dhe vendeve të Ballkanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)