Rusia dhe Franca do të prodhojnë një automjet të blinduar
Moskë, 1 korrik - Rusia dhe Franca pas 1 viti e gjysmë do të prodhojnë një automjet të blinduar, njoftoi Zëvendës Drejtori i "Rosoboronexport" Igor Sevastianov.
"Ne kemi një projekt nën përkujdesjen e ekipit ruso-francez për trupat ushtarake tokësore, kryetar i të cilit jam unë. Ne jemi duke punuar për prodhimin e një lloj makine në bazë të asaj franceze me armë ruse dhe me çati ruse."
"Makina duhet të prodhohet së shpejti - pas një viti e gjysmë. Plani është gati dhe modeli tashmë është konstruktuar", - tha Sevastianov gjatë Forumit ndërkombëtar "Teknologjitë në industrinë e prodhimit të makinave - 2012" (TVM), që po zhvillohet në qytetin Zhukovski në periferi të Moskës.