Rusi-Itali, marrëveshje për naftë
Romë, 26 prill - Kompania ruse e naftës Rosneft dhe ajo e Italisë Eni kanë nënshkruar marrëveshje partneriteti për të nxjerrë naftë dhe gaz natyror në Detin Barents dhe Detin e Zi.
Presidenti i zgjedhur i Rusisë, Vladimir Putin, raportohet të ketë ndjekur ceremoninë e nënshkrimit.
Detajet financiare nuk janë bërë të ditura nga asnjëra kompani, ndonëse shefi ekzekutiv i Rosneft-it, Eduard Khudainatov, ka thënë se investimet e përbashkëta të kompanive mund të arrijnë në më shumë se 100 miliardë dollarë.