24 Dhjetor 2024

Rritet sektori i prodhimit në Kinë

Pekin, 23 gusht - Sektori i prodhimit në Kinë ka shënuar qëndrueshmëri gjatë muajit gusht, si pasojë e shtimit të kërkesës, referuar treguesve të HSBC.

Krahasuar me katërmujorin e parë, në korrik prodhimi shënoi rritjen më të lartë, nga niveli 47.7 në 50.1.

Kreu i zyrës për kërkime në ekonominë aziatike pranë HSBC, Qu Hongbin ka deklaruar se \"rritja e prodhimit në Kinë është ndikuar nga hapja e bizneseve të reja\". Ai shton se masat e reja të marra nga kompanitë prodhuese kanë qenë të suksesshme, pavarësisht dobësisë në tregun e jashtëm.

Sipas ekonomistit Qu Hongbin, muajt e ardhshëm pritet që të ketë rritje të tjera në sektorin e prodhimit në Kinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)