Rritet profiti i Gazprom-it
Moskë, 1 shtator - Prodhuesi më i madh rus i gazit natyror, Gazprom informoi për rritje të profitit prej 42 për qind, në kuartalin e parë prej 16,6 miliardë dollarë. Rritja e profitit ka të bëjë me rritjen e shitjes në Evropë.
Gazprom gjatë periudhës janar-mars në Evropë e ka rritur shitjen për 40 për qind, që kompanisë i ka sjellë fitim prej 13,8 miliardë dollarë.