24 Dhjetor 2024

Rritet prodhimi industrial turk

Ankara, 9 prill - Instituti i Statistikave të Turqisë publikoi shifrat e indeksit të prodhimit industrial për muajin shkurt.

Në janar prodhimi industrial ishte rritur me 2,3 për qind, kurse në muajin shkurt shënoi një rritje prej 1,5 për qind.

Po të shikojmë nënsektorët industrialë, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve u rrit me 2,2 për qind; indeksi i sektorit të industrisë prodhuese u rrit me 2 për qind, kurse sektori i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar shënoi një rënie me 1,9 për qind.

Ndërsa në bazë vjetore rritja në indeksin e prodhimit industrial është realizuar në shifrën 4,4 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)