Rritet prodhimi industrial në Turqi
Ankara, 9 nëntor - Indeksi i prodhimit industrial në Turqi për muajin shtator u rrit për 6,2%. Instituti i statistikave të Turqisë, TUIK, publikoj të dhënat e indeksit të Prodhimit Industrial.
Indeksi themelor i prodhimit industrial për muajin shtator u rrit për 6,2% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Duke i analizuar nënsektoret e prodhimit industrial për muajin shtator të vitit 2012 indeksi i prodhimit në sektorin e minierave dhe guroreve në krahasim me vitin e kaluar u rrit 10,8%, indeksi i sektorit të industrisë së prodhimit për 6,2%, sektori i prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit natyror, avullit dhe sistemeve të kondicionerit u rrit për 4,1%.
Indeksi i pastruar prej ndikimit kalendarik për muajin shtator 2012 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 6,2%, ndërsa indeksi i prodhimit industrial i pastruar nga ndikimi kalendarik dhe i stinëve në krahasim me muajin e kaluar u rrit për 3,9%.