Rritet prodhimi dhe shitja e makinave kineze
Pekin, 13 prill - Shoqata Kineze e Industrisë së Makinave bëri të ditur se në marsin e sivjetshëm prodhimi dhe shitja e makinave kineze arritën nivelin më të lartë historik krahasuar me muajin mars të viteve te kaluara.
Kështu janë shfaqur shenjat e rritjes së prodhimit dhe të shitjes së makinave kineze pas prirjes së uljes për disa muaj me radhë.
Përveç kësaj, sivjet eksporti i makinave kineze vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë eksportuar mbi 190 mijë të tilla, shifër kjo mbi 20 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.