25 Dhjetor 2024

Rritet prodhimi dhe eksporti i naftës në Rusi

Moskë, 3 gusht - Niveli i prodhimit të naftës në Rusi gjatë muajit korrik ka shënuar rritje me 2. 4% dhe ka arritur në 45.33 milionë ton.

Agjencia Itartas e lajmeve njoftoi se niveli i prodhimit të naftës në Rusi në shtatë muajt e kaluar është rritur me 1.4% dhe ka arritur në 309.3 milionë ton.

Rafineritë e naftës në Rusi në muajin korrik kanë shtuar kapacitetin e përpunimit të naftës me 24.8 milionë ton.

Njëkohësisht me këtë është rritur edhe eksporti i naftës së Rusisë me 7.1 % dhe ka arritur në 19.6 milionë ton.

Sipas këtij burimi, Rusia që nga fillimi i vitit 2015 deri më tani ka shtuar eksportin e naftës me 7.9 % duke eksportuar 140.9 milionë ton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)