26 Dhjetor 2024

Rritet kostoja e ndërtimit

Prishtinë, 26 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” TM1 2014.

Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) në Kosovë është rrit për 0.1 për qind në TM1 2014 krahasuar me TM4 të vitit 2013.

Krahasuar me periudhën bazë, tremujori i parë 2013, IKN po ashtu është rrit për 0.1 për qind.

Ngritje e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit vërehet te kategoria e materialeve ndërtimore për 0.3 për qind, makineritë për 0.7 për qind, energjia për 0.2 për qind dhe kostot e tjera në ndërtimtari për 0.7 për qind.

Rënie e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit vërehet te kategoria e materialeve elektrike për (-1.3 për qind) dhe kategoria e materialeve hidro-sanitare për (-2.3 për qind).

Indeksi i Kostos të Ndërtimit është rrit për 0.1 për qind në TM1 2014 krahasuar me TM1 të vitit 2013. Ngritje e indeksit të kostos të ndërtimit vërehet te kategoria e materialeve ndërtimore për 0.4 për qind, makineritë për 0.7 për qind, energjia për 3.3 për qind dhe kosto të tjera për 0.2 për qind.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e indeksit të kostos të ndërtimit te kategoria materialet elektrike për (-2.2 për qind) dhe kategoria e materialeve hidro-sanitare për (-2.8 për qind). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)