Rritet industria e prodhimit të pajisjeve elektronike në Kinë
Pekin, 21 dhjetor - Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në nëntor të 2015-s vlera e shtuar në industrinë e prodhimit të pajisjeve elektronike në Kinë u rrit me 10.8 për qind nga viti në vit.
Norma e rritjes ishte 4.7 pikë përqindjeje më e lartë se niveli mesatar i të gjithë sektorit industrial në këtë periudhë.
Statistikat e Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit mbulojnë vetëm ndërmarrjet me të ardhura vjetore mbi 20 milion juanë.
Ndërkohë, industria deklaroi 9 trilionë juanë të ardhura nga biznesi në 10-mujorin e parë të vitit, mbi 8 për qind nga një vit më parë.