Rriten fitimet e Volkswagen-it
Frankfurt, 26 prill - Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, Volkswagen, ka bërë të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti, fitimi i tij neto është rritur për 86 për qind përkatësisht në 3.19 miliardë euro nga 1.71 miliardë sa ka qenë në periudhën e njëjtë të 2011-ës.
Volkswagen, grupi me seli në Gjermani, i cili përfshin edhe degë të Audi-t, Shkoda-s, Seat-it dhe Bentley-t, tha se shitjet janë rritur për 26 për qind nga 37.47 miliardë euro në 47.33 miliardë.
Njoftimet e Volkswagen-it kanë rritur aksionet e kompanisë për 4.2 për qind të enjten në bursën e Frankfurtit.