Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës.
Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit - lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse.
Drejtoria e Inspekcionit përsërit thirrjen: Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm!