23 Dhjetor 2024

Rregullohet çështja e gomave jashtë përdorimit

Prishtinë, 6 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi ka nxjerrë udhëzimin administrativ për menaxhimin e gomave jashtë përdorimit dhe mbeturinat e gomave.

Një udhëzim të tillë vjen nga nevoja për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga gomat jashtë përdorimit dhe mbeturinat e tyre.

Gjithashtu gjatë përpilimit të këtij udhëzimi janë marrë parasysh edhe qëllimet për rritjen e nivelit të ripërdorimit të gomave  jashtë përdorimit, riciklimin e tyre dhe krijimin e sistemit për informim të grumbullimit, transportimit dhe trajtimit të gomave jashtë përdorimit dhe mbeturinave të tyre.

Me këtë udhëzim rregullohen obligimet e prodhuesëve, importuesëve, shërbyesëve, grumbulluesëve dhe trajtuesëve të gomave. Me këtë udhëzim të ri ndalohet hedhja e mbeturinave jashtë objekteve të përcaktuar për gomat, hedhja e gomave në deponi të mbeturinave, grumbullimi, transportimi, riveshja dhe përpunimi nga persona të pa licensuar dhe djegia e gomave nëse mungon leja nga MMPH.

Parashihet që çdo person që merret me industrinë e gomave jashtë përdorimit dhe mbeturinave të tyre të jetë i licencuar, si dhe për të gjitha objektet dhe hapësirat ku grumbullohen dhe trajtohen gomat jashtë përdorimit, personi duhet të kërkojë leje nga MMPH.

Megjithatë, personi i cili në qendrën e tij shërbyese për ndërrimin e gomave, posedon më pak se 100 goma të vjetra, nuk ka nevojë për licencë. Eksportimi, importimi dhe tranziti i gomave jashtë përdorimit bëhet me licencë të lëshuar nga MMPH, dhe sipas kushteve të Ligjit për Mbeturina.

Përgjegjësitë e komnave në lidhje me këtë udhëzim përfshijnë lejimin e lokacioit për qendrën shërbyese, qendrën grumbulluese ose qendrën trajtuese  në territorin e vet. Inspektorati mjedisor si organ kompetent, kryen mbikqyrjen inspektuese të veprimtarive të përcaktuar me këtë udhëzim, përmes inspektoratit për mbrojtjen e mjedisit.

Të gjithë personat që mirren me menaxhimin e gomave jashtë përdorimit (pronarët e gomave, prodhuesit, importuesit, trajtuesit dhe operatorët) janë të detyruar të raportojnë në MMPH sipas nenit 42 dhe 58 të Ligjit për Mbeturina, për vitin e kaluar deri më 31 Mars të vitit vijues.

Që nga 5 Dhjetor 2012, të gjithë personat që zhvillojnë këtë veprimtari janë të detyruar të parashtrojnë kërkesën për marrjen e licencës, ndërsa udhëzimi i kaluar për administrimin e gomave mbeturinë i vitit 2009 shfuqizohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)