"Rosneft" përfitoi edhe dy vendburime nafte në shelf
Moskë, 21 nëntor - Qeveria ruse i dorëzoi për shfrytëzim kompanisë shtetërore të naftës "Rosneft" dy sektorë në Detin Peçora: Pemorski Verior-2 dhe Pomorski.
Udhëzimi në fjalë i qeverisë u postua të martën në faqen e Internetit të bazës së akteve ligjore dhe rregullative.
Vendburimet e naftës iu dhanë kompanisë pa zhvillim tenderash apo ankandesh. Këto dy sektorët e vendburimeve në fjalë kanë qenë në listën prej 15 objektesh të shelfit, për të cilat pretendonte "Rosneft".
Kompanisë shtetërore i lejohet të kryejë eksplorimin gjeologjik dhe nxjerrjen e lëndës së parë në këto vendburime.