"Rosneft" e përfundoi blerjen e aksioneve të TNK-BP
Moskë, 22 mars - Të enjten "Rosneft" përfundoi të gjitha formalitetet ligjore dhe financiare për blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë TNK-BP nga kompania britanike British Petroleum (BP) dhe konsorciumi rus AAR, njoftoi kompania më e madhe ruse e naftës.
Transaksioni u krye njëkohësisht në disa pika gjeografike, duke përfshirë edhe zonat offshore të ishujve Karaibe, Qipros dhe Europës.
Drejtuesi i "Rosneft" Igor Seçin dhe Kreu i BP Robert Dudley informuan Presidentin rus Vladimir Putin mbi përfundimin e transaksionit.