Rosneft do të privatizohet deri në vitin 2017
Moskë, 5 gusht - Privatizimi i kompanisë ruse të naftës Rosneft do të mbarojë deri në vitin 2017, kumtoi ndihmësi i presidentit rus Arkadij Dvorkoviç, transmeton agjencia Itar Tas.
Qeveria propozoi që shteti tërësisht të dalë nga kompania deri në vitin 2017. Kabineti së shpejti do ta caktojë edhe grafikun e privatizimit, deklaroi dje Dvorkoviç.