"Rosneft" bëhet kompania më e madhe e naftës në botë
Moskë, 23 tetor - Kompania "Rosneft" e cila dje nënshkroi një marrëveshje me koncernin e British Petrolium (BP) për të blerë 50 për qind të aksioneve në pronësi të tij në kompaninë ruse TNK-BP, bëhet kompania më e madhe e naftës në botë.
Kjo u njoftua pavarësisht njëri-tjetrit nga përfaqësuesit e BP në Londër dhe Kreu i "Rosneft" Igor Seçin në një takim me Presidentin rus Vladimir Putin.
"Rosneft" me dakordësinë e BP do të marrë dhe gjysmën tjetër të aksioneve të TNK-BP që i përket konsorciumit rus AAR.
Kështu "Rosneft" bëhet kompania më e madhe e naftës në botë.