Roma, Madridi dhe Lisbona kërkojnë riindustrializimin e Evropës
Prishtinë, 13 shkurt - Qeveritë italiane, spanjolle dhe portugeze si dhe Komisioni Evropian bënë thirrje për një politikë të riindustrializimit më ambicioze dhe efektive, që do ti mundësojë Evropës fuqizimin e ekonomisë së saj në mënyrë të qëndrueshme.
Ne mbrojmë një politikë në fushën e industrisë më ambicioze dhe efektive për riindustrializimin e Evropës, njoftuan në një deklaratë të përbashkët Ministria italiane e Arsimit, Ministria spanjolle e Industrisë, Ministria portugeze e Ekonomisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Antonio Tajani.
Është thelbësore që të ndjekim në mënyrë aktive riindustrializimin e Evropës me synim rritjen e kapaciteteve të saj të prodhimit, sidomos në një periudhë kur faktorët ekonomikë pozitivë të shfaqen në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë kontinentin, sidomos në Portugali, në Spanjë dhe në Itali shtuan ata.
Që nga viti 2000, numri i vendeve të punës në sektorin e industrisë në Evropë ka rënë me 10 për qind dhe pesha e këtij sektori në PBB nga 28 u reduktua në 15,1 për qind, sipas të dhënave të cituara në këtë dokument.
Anëtarët e tri qeverive dhe Tajani, komisioneri italian për Industrinë dhe Turizmin, morën pjesë në Lisbonë në një konferencë të sipërmarrësve nga tri vendet.