Rolls Royce prezanton modelin e ri Pinnacle Phantom
Londër, 20 prill - Rolls Royce prezanton modelin e ri Pinnacle Phantom, para se të hapet të dielën Salloni automobilistik i Pekinit.
Shitja e veturave të luksit dhe modeleve më të mira të markave botërore vazhdojnë të shkëlqejnë në tregjet kineze, ku prodhuesit synojnë të joshin një publik të zgjeruar dhe të vendosen në rajone të reja pavarësisht ngadalësimit ekonomik dhe disa fushatave politike që synojnë masa shtrënguese.
Shampanjë, modë e lartë dhe bizhu të shkëlqyeshme zbukuronin disa hapa larg sheshit Tiananmen, prezantimin e mahnitshëm të premierës botërore të një modeli Rolls Royce, një Pinnacle Phantom, para se të hapet të dielën Salloni automobilistik i Pekinit.
Për prodhuesin e vjetër britanik, që vitin e kaluar shiti 3 630 automjete në të gjithë botën, Kina kontinentale (pa Hong Kongun) është tregu i parë në botë, me 28 për qind të shitjeve të tij. Në vitin 2013 këto shitje u rritën me 11 për qind.
Aftësia jonë për të personalizuar çdo veturë të shitur është shumë e vlerësuar nga klientët tanë kinezë, që dëshirojnë të kënaqin veten e tyre pas suksesit në tregti, tregon Torsten Muller Otvos, pronari i kompanisë.
Optimizmi vazhdon pavarësisht një rënie të lehtë, Kina është shndërruar në një treg të maturuar. Pas rritjeve ekonomike mahnitëse me dy shifra për rreth dy a tre vite, është normale që të ketë një farë ngadalësimi, vazhdoi Muller-Otvos.