25 Dhjetor 2024

Rolls Royce do lansojë versioni kabriolet të modelit Wraith

Londër, 18 nëntor - Shefi i “Rolls-Royce-t”, Torsten Muller-Otvos, e konfirmoi se prodhuesi britanik i makinave luksoze planifikon që të lansojë versioni kabriolet të modelit Wraith.

Automobili i ri do të paraqitet në vitin 2015, ndërsa kompania shpreson që me këtë hap do të tërheq blerësit e rinj që kanë para, por njëherësh do të rrisë edhe popullaritetin e vet brendit.

Muller-Otvos deklaroi se Wraith deri më tani mori kritika të shumta pozitive dhe se atë e blejnë klientët të cilët për herë të parë vendosin ta kenë një Rolls-Royce.

Pritet që Wraith cabrio-n ta vë në lëvizje motori 6.6-litra V12 motor me 632 KF i cili i zhvillon 590 Nm të momentit rrotullues.

Derisa versioni coupe mund të përshpejtojë deri në 100 km/h për 4.6 sekonda, cabrio-s me siguri do t’i nevojitet pak më shumë për shkak të peshës shtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)