Rimëkëmbet industria kineze e makinave
Pekin, 6 gusht - Industria kineze e makinerive vazhdon përmirësimin. Fitimi ka shënuar rritje në gjysmën e parë të vitit 2014, pas një viti me rritje të moderuar.
Statistikat nga Federata e Industrisë së Makinerive Kineze kanë treguar se vlera e përgjithshme e fitimit në të gjithë sektorin u rrit me 20 për qind në 6-muajt e parë të 2014-s në mbi 700 miliardë juanë.
Kjo shifër është rreth 7 për qind më e lartë se rritja mesatarja e vitit të kaluar.
Industria e automobilave ka kontribuar në më shumë se gjysmën e rritjes, duke u shndërruar në një element nxitës për të gjithë industrinë.