23 Dhjetor 2024

Rezervat e arit kinez u rritën deri në 3, 3 trilionë dollarë

Pekin, 5 mars - Rezervat ndërkombëtare të Kinës deri në fund të vitit 2012 u rritën deri në 3, 3 trilionë dollarë, duke tejkaluar kështu dy herë vlerën e rezervave të arit të të gjitha vendeve të botës.

Kjo u njoftua nga Agjencia Bloomberg. Kapitali në ar në rezervat e Kinës përbën vetëm 2 për qind, ndërkohë që, për shembull, në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani ky tregues është rreth 70 për qind.

Kina renditet e para për sa i përket rezervave ndërkombëtare, e pasuar nga Japonia, Arabia Saudite, Rusia dhe Zvicra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)