Repsol Honda prezanton motorrin e ri
Madrid, 25 janar - Repsol Honda dhe dy pilotët spanjollë, Dani Pedrosa e Marc Marquez prezantuan në Madrid motorin e ri RC213V për sezonin 2013.
Motori i ri vjen me një dizajn ndryshe ku e bardha është më dominuese por në tërësi inxhinierët kanë ruajtur linjën dhe ngjyrat bazë të skuadrës që sponsorizohet nga Repsol.
Pedrosa tha se do të mësohet shumë shpejt me pamjen e re të motorit dhe sa për objektivat, nënvizoi se synon të përsërisë trajektoren e sezonin e kaluar me synimin final, titullin kampion.