Renova, ndërmarrja më e suksesshme në Maqedoni
Shkup, 19 shkurt - Fabrika "Renova" nga fshati Xhepçishtë shpallet ndërmarrja më e suksesshme në Maqedoni në vitin 2009. Kjo u publikua sot në shënimin e 88-vjetorit të Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Renova në këtë moment posedon dy fabrika në Maqedoni, dy në Kosovë dhe një në Shqipëri dhe planifikon ta zgjerojë veprimtarinë e saj me edhe tre fabrika në Ballkan.
Kjo ndërmarrje në vitin 2009, gjatë krizës ekonomike globale, ishte ndër fabrikat e rralla në vend me bilanc pozitiv dhe shpreson që në vitin 2010 të arrijë suksese edhe më të mëdha.