Rënie serioze në ndërtimtarinë në Greqi
Athinë, 23 shtator - Veprimtaria në ndërtimtarinë në Greqi në muajin gusht është zvogëluar për 32. 24 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, si rezultat i masave qeveritare për kursim.
Ndërtimtaria, së bashku me turizmin dhe tregtinë, tradicionalisht konsiderohen si shtytës të rritjes ekonomike të vendit, transmeton agjencia Frans pres.
Rënia e turizmit këtë verë është vetëm 10 për qind ndërsa rënia regjistruese në ndërtimtari është më e madhe gjatë pesë viteve të fundit.
Në këtë degë janë punësuar 700.000 njerëz dhe ajo siguron 7 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.