Rënie e lartë e prodhimtarisë dhe shitjes së Toyota
Tokio, 2 gusht - Pasojat nga katastrofa e shkaktuar nga tërmeti dhe cunami reflektohen edhe në prodhimtarinë dhe shitjen e automjeteve të Toyota-s.
Për shkak të mungesës së pjesëve, prodhuesi më i madh i automobilave u has në probleme të mëdha. Toyota e stopon prodhimtarinë në pesë fabrika.
Në gjysmën e parë të këtij viti, prodhimtaria e automjeteve të Toyotas ra për 38 për qind, derisa shitja ra për 41 për qind, Shifrat negative janë rezultat i mungesës së pjesëve pas katastrofës që goditi veriun e Japonisë.