Rënia e prodhimeve industriale italiane për 1.5 për qind
Romë, 11 nëntor - Të dhënat zyrtare tregojnë se prodhimi industrial italian ka pësuar një rënie prej 1.5 për qind në muajin shtator, ku recesioni vazhdon të rritet në këtë vend.
Të dhënat e lëshuara të premten tregojnë gjithashtu se prodhimi industrial i vendit ka rënë për 4.8 përqind në krahasim me të njëjtën kohë vitin e kaluar.
Të hënën, Instituti Kombëtar i Statistikave të Italisë (ISTAT) ka thënë se produkti i brendshëm bruto (PBB) gjithashtu pritet të bjerë me 2.3 për qind, për shkak të një rënie të kërkesës së brendshme.
Sipas ISTAT, \"Investimi total do të bjerë ndjeshëm për shkak të kushteve të shtrënguara të kredisë dhe vazhdueshmërisë së ndjenjës negative ekonomike, ku edhe konsumi privat pritet të bjerë\", duke treguar një rënie të fuqisë blerëse dhe një rritje të papunësisë.
Italia ka filluar të përjetojë recesion, pasi ekonomia e saj ka rënë nga 0.2 për qind në tremujorin e tretë dhe me 0.7 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2011.