Renault shton prodhimet e saj
Madrid, 23 maj - Prodhuesit e automjetit francez Renault kanë deklaruar se për shkak të shtimit të eksporteve të makinave të këtij modeli, do të rrisin prodhimet e tyre e kryesisht në kompleksin e ndërtimit të motorëve Renault në Spanjë.
Krerët e kompanisë së prodhimit të automjetit Renault në Spanjë mbrëmjen e së enjtes nëpërmjet një deklarate në Madrid kanë bërë të ditur se duke marrë në konsideratë shtimin e kërkesës në tregun iranian, prodhimet e motorëve K4 që është një motor benzine 1600 cc dhe që përdoret në disa modele të Renault, do të dyfishohen gjatë dy javëve në vijim.