23 Dhjetor 2024

Renault shkurton 7500 vende pune

Paris, 14 mars - Kompania franceze e prodhimit të makinave Renault ka premtuar se do të parandalojë mbylljen e fabrikave të saj, me kusht që të ulë numrin e punonjësve.

Marrëveshja është arritur mes drejtorëve të kompanisë Renault dhe sindikatave të punëtorëve në Francë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje kompania në fjalë do të parandalojë mbylljen e fabrikave por në anën tjetër do të shkurtojë 7500 vende pune dhe do të ulë orët e punës për punonjësit e saj.

Franca në vitin 2012 është përballur me numrin më të lartë të shkurtimit të vendeve të punës që sipas institutit statistikor kombëtar francez në këtë vend janë larguar nga puna më shumë se 100 mijë persona.

Për këtë vit në Francë pritet të humbin vendet e tyre të punës 75 mijë francezë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)